Vjen “Mbretëresha Elizabeth” (FOTO)
Mijëra njerëz u rreshtuan në bregdet për të parë mbërritjen e luftanijes më të madhe dhe më të fuqishme të ndërtuar ndonjëherë nga Britania e Madhe, teksa hynte në port mëngjesin e kësaj të mërkure, për herë të parë.
“HMS Queen Elizabeth”, një aeroplanmbajtëse me kosto prej 3 miliardë paund, pasi la pas flotiljen shoqëruese të saj, u ankorua në Portin e Portsmouthit, ndërsa ishte nisur nga Fife për sprovat detare dy muaj më parë.
Familjarë të ekuipazhit, të cilët nuk i kanë parë të afërmit e tyre për më shumë se 7 javë, ishin tejet të gëzuar teksa u dhanë mirëseardhjen atyre mëngjesin e sotëm. Ekuipazhi përbëhet nga plot 700 vetë, ndërsa janë edhe 200 kontraktorë të tjerë, kishin dalë në kuvertën e aeroplanmbajtëses për të përshëndetur të pranishmit.
Ata që ndodheshin në bord dhe ata që prisnin me kërshëri nga bregu panë edhe spektaklin e dhënë nga helikopterët e Marinës Mbretërore, të cilët u pasuan nga avionët luftarakë “Hawk”.