Vjosa Osmani pret Bajram Begajn për 18-vjetorin e Pavarësisë: Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës
Lajme E Martë, 17 Shkurt 2026 18:25
Presidenti Bajram Begaj është pritur në një takim nga Presidentja Vjosa Osmani, gjatë vizitës që zhvilloi në Prishtinë për 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Osmani ka falënderuar Begajn që ka qenë gjithnjë krah Kosovës. ”18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës na bëri bashkë me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në një atmosferë festive. Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës dhe qytetarëve tanë, Zoti President”.
KOHA JONË SONDAZH

