Vladimir Putin: Futbolli na bashkon të gjithëve

Gjatë ceremonisë hapëse të Botërorit, presidenti i vendit pritës të këtij kompeticioni Vladimir Putin, ka thënë se futbolli është një sport që i bashkon të gjitha kombet bashkë.

Përpara mijëra tifozësh Putin mori fjalën dhe tha se Rusia është një vend që e dashuron futbollin dhe një vend mikpritës.

“Futbolli adhurohet me të vërtetë këtu dhe quhet dashuri me shikim
të parë që nga ndeshja jonë e parë zyrtare në 1897. Shpresoj që fansat dhe skuadrat të shijojnë qëndrimin e tyre në Rusi, një vend i hapur, mikpritës dhe miqësor me njerëz që kanë vlera të përbashkëta. Futbolli na bashkon të gjithëve në një ekip. Ne jemi të bashkuar nga kjo lojë spektakolare” deklaroi presidenti Putin.

SHKARKO APP