Vlahutin: Qeveritë përgjegjëse për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin tha se qeveritë janë përgjegjëse për sigurinë dhe cilësinë e ushqimeve. Në një forum për politikat bujqësore, ambasadorja Vlahutin tha se qeveritë janë përgjegjëse edhe që fermerët të marrin të ardhurat për punën që bëjnë.

Ndër të tjera diplomatja europiane u shpreh se bujqësia është një sektor me rëndësi dhe ndihmon tregun e punës. Ky sektor tha Vlahutin, kontribon 20 % të PBB dhe 50% të punësimit në Shqipëri.

“Buxheti i BE për periudhën 2016-2020 është 71 mln euro”, tha ambasadorja, ndërsa theksoi se bujqësia duhet të jetë sektor motor për rritjen e ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?