Vlora 4 ditë pa ujë, Këlliçi për mesazhin e Ramës: Përtej qesharakes, faji hidhet te opozita

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili fajësoi tubacionet e vitit 2009 për defektin në ujësjellësin e Vlorës. Këlliçi e cilëson deklaratën e Ramës si “përtej qesharakes”, duke theksuar se përgjegjësia për gjendjen e infrastrukturës bie mbi qeverisjen aktuale, e cila sipas tij menaxhon buxhetin e vendit prej 13 vitesh dhe ka nën administrim edhe Bashkinë e Vlorës.

Postimi i plotë

Përtej qesharakes! Rrënuesi i infrastrukturës së Shqipërisë, ai që menaxhon buxhetin prej 13 vitesh dhe Bashkinë Vlorë, e paska gjetur problemin tek tubat e Partisë Demokratike. Si gjithmonë, sa herë janë në hall të madh e të kapur në flagrancë, zgjidhja është vetëm një: Opozita po qeveris keq dhe fajin e ka Saliu!!!

Swiss Digital Desktop Reklama

Me fjalët e veta, denoncon harresën ndaj komunitetit duke qenë se në atë zonë nuk qenka vënë dorë që në vitin 2009.

Swiss Digital Mobile Reklama

E vetmja gjë pozitive e kësaj historie skandaloze është fakti se protesta qytetare e alarmoi qeverisjen, duke arritur deri tek sulltani.

Qytetarët e bashkuar fitojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?