Vlorë, policia ndalon 3 të akuzuar për vjedhje, ja emrat
Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona të cilët akuzohen për vjedhje në disa qytete. Ata bashkepunonin me njeri tjetrin sipas policisë, duke kryer vjedhje banesash por edhe biznese.
Në kuadër të operacionit “Shëtitësit” u arrestuan Nustret Alizoti, 27 vjeç, Kristo (Rafael) Janko(Mano), 23 vjeç dhe Klejvis Mana, 21 vjeç, të tre banues në Vlorë.
Nën njofimin e policisë thuehe se, “Të tre shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhje në qytete të ndryshme, konkretisht. Më datë 30.03.2018, në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.Z..Më datë 12.03.2018, në fshatin Qarë të Fierit kanë vjedhur farmacinë e shtetasit N.P.”
Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e të tjera vjedhjeve të kryera prej tyre. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa bizhuteri dhe një kompjuter Laptop.
Shtetasit u kanë kaluar Drejtorive të Policive Vendore Elbasan dhe Fier me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.
/ syri.net