Vodafone Albania mbështet Olimpiadën e 33-të Ballkanike të Matematikës

 Olimpiada Ballkanike e Matematikës 2016 ka zgjedhur Tiranën për të zhvilluar edicionin e 33-të saj, pas një përvoje të gjatë dhe të suksesshme në shumë vende të tjera Ballkanike

Kjo Olimpiadë organizohet nga Shoqata Shqiptare e Matematikës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, dhe me mbështetjen e kompanisë celulare Vodafone Albania

Më shumë se  11 vende ballkanike përfshirë Shqipërinë si dhe 9 vende të tjera të ftuara do të jenë pjesë e olimpiadës me përfaqesuesit e tyre të cilët do të konkurrojnë nëpërmjet testeve të ndryshme gjatë 5 ditëve të Olimpiadës

Kjo Olimpiadë e vendos përsëri Shqiperinë dhe nxenësit e saj të talentuar në qendër të botës së matematikës të Ballkanit duke marrë parasysh që Shqipëria ka kontribuar jo vetëm me pjesëmarrjen e nxënësve të saj të talentuar në vite ku nuk kanë munguar edhe cmimet, por edhe në hartimin e testeve dhe korrigjimeve në bashkëpunim me kolegët e tyre të Ballkanit.

SHKARKO APP