Vodafone Albania vlerësohet me çmim për kontributin e suksesshëm në fushën e Pergjegjshmërisë Sociale
Për të dytin vit radhazi, Rrjeti Shqiptar i Përgjegjshmërisë Sociale organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për kompanitë e dalluara për kontributin e tyre në fushën e përgjegjshmërisë sociale në vend.
Nëceremoninë e dhënies së çmimeve të përgjegjshmërisë sociale ishin të pranishëm personalitete të ndryshme nga biznesi, përfshirë ketu biznese të ndryshme anëtare të Rrjetit Shqiptar të Përgjegjshmërisë Sociale. Ndër kompanitë që morën vleresime maksimale për kontributin e dhënë në fushën e përgjegjshmërisë sociale ishte edhe Vodafone Albania,e cila u rendit si kompania më e mirë në zbatimin e praktikave dhe programeve në fushën e përgjegjshmërisë sociale, përfshirë dhe investimin social që ajo kryen përmes Fondacionit Vodafone Albania.
Ndër nismat konkrete të kompanisë Vodafone do të përmendnim:
· Promovimi i teknologjisë në të mirë të komuniteteve në nevojë, përmes investimit social që ajo kryen përmes Fondacionit Vodafone Albania në projekte si Telemjekësia, Komisiariati Dixhital, Lojërat Olimpike Speciale)
· Aksesi në komunikim për njerëzit që nuk dëgjojnë
· Zbatimi i programeve ekologjike në të gjithë sistemin tonë operacional, përfshirë dhe ngritjen e zyrave të para eko-friendly në vend
· Promovimi i nismave ekologjike në mbrojtje të mjedisit, reduktimit të CO2 dhe nxitjes së programeve të riciklimit në vend
· Zbatimi me përpikmëri i legjislacionit vendas, nxitja e zbatimit të kodit etik në të gjithë rrjetin e partnerëve të saj
· Nxitja e programeve të vullnetarizmit për shtresat në nevojë
Rrjeti Shqiptar i Përgjegjshmërise Sociale, anëtare e rrjetit CSR Europe, është platforma kombëtare e shkëmbimit të praktikave më të mira në mesin e komunitetit të biznesit në Shqipëri dhe ka si qëllim promovimin e Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës tek SME-të dhe bizneset e mëdha.