Vodafone feston 15-vjetorin në tregun shqiptar

Data 3 Gusht 2016 shënoI 15-vjetorin e thirrjes së parë telefonike kryer përmes rrjetit Vodafone Albania. Vodafone, një nga kompanitë lider ne fushen e komunikimeve elektronike, bashkoi 15 vjet më parë Shqipërinë në rrjetin e saj botëror, duke prezantuar shërbimin e saj GSM në Shqipëri. Cilësuar si një nga rrjetet më të shpejta GSM në botë, Vodafone hyri kështu në historinë e komunikimit: si kompania e parë në lançimin e zhvillimeve më të fundit teknologjike në treg, që nga shërbimet 3G, 4G / 4G +,Zeri HD etj; si kompania e parë celulare me një fondacion të dedikuar për çështjet sociale; e para qe prezantoi shërbimin e transfertave nëpërmjet aparatit celular, Vodafone M-Pesa. E nuk mbaron me kaq. E ardhmja e afërt, na nxit drejt një tjetër sfide po kaq të madhe: për të qenë pionierët dhe në prezantimin e shërbimit 5G në Shqipëri. Sepse klientët e Vodafonë Albania kanë qenë e do të jenë gjithmonë të parët që do të përjetojnë revolucionin.

Arritjet kryesore në 15 vjet:

2001- Vodafone prezantohet për herë të parë në Shqipëri pasi fitoi licencën e dytë GMS dhe prezantoi markën nr.1 globale të Telekomunikacionit.

2002- Në vetëm katër muaj arrin 100 000 klientët e parë

2003- Mbulon më shumë se 40% pjesë të tregut duke u bërë të parët në shërbimet me kontratë

2004- E para në treg përsa i perket të ardhurave

2005- Prezantohet fushata ‘Make the most of noë’ nëpërmjet:

Planit të parë tarifor me parapagesë për segmentin e të rinjve

Planit tonë unik tarifor të shërbimit Roaming

Shërbimit të Mesazheve Multimedia

2006- Prezanton për herë të parë në Shqipëri shërbimet “Mobile Broadband” me anë të Vodafone Mobile Connect Card.

2007- Themelon Fondacionin Vodafone Albania, i vetmi i këtij lloji në sektorin e biznesit.

2008- E para në treg persa i përket te ardhurave dhe numrit te klientëve

2009- E para që prezanton shërbimet Blackberry në vend

2010- E para që nis ofrimin e shërbimit 3G në vend

2011- Vlerësohet si marka më e admiruar në sektorin e komunikimeve elktronike si dhe krijohet komunitetin Nr.1, Vodafone Club

2012- Prezantohet projekti ‘Telemjekësia’ nëpër zonat më të thella të vendit falë teknologjisë 3G

2013- Prezanton paketat Vodafone Red dhe shërbimet e tjera risi

2015- E para me shërbimin 4G.

2015- Prezanton në treg shërbimin më të ri M-Pesa për transfertat e parave dhe pagesat, nëpërmjet aparatit celular.

SHKARKO APP