“Vodafone Secure Net”, të sigurtë në botën dixhitale

Interneti, tashmë pjesë e pandarë e të përditshmes sonë, shpesh mund të na verë përballë rreziqeve kibernetike. Me qëllimin që klientët Vodafone dhe familjet e tyre të jenë gjithmonë të mbrojtur dhe të lundrojnë të qetë në internet, Vodafone ka prezantuar së fundmi në treg shërbimin “Vodafone Secure Net”.

Vodafone Secure Net vjen për të gjithë klientët Vodafone si një platformë filtrimi dhe mbrojtje nga viruse, trojanë, spyware, adware dhe programe të tjera të padëshiruara qe mund të cënojnë sigurinë dhe privatesinë teksa lundroni online dhe gjithashtu ofron shërbimin e kontrollit prindëror duke mundësuar internet të sigurtë dhe për femijët të cilët shpeshherë bien pre e materialeve të padëshiruara ose të dëmshme për ta

Eshtë tepër e thjeshtë. Të gjithe klientët Vodafone mund të aktivizojnë shërbimin përmes portalit https://securenet.vodafone.al duke ndjekur udhëzimet dhe te perfitojnë menjëherë nga funksionalitetet e ketij shërbimi të cilat janë dizenjuar për të mundësuar:

* Të kontrolloni botën online të fëmijëve tuaj duke filtruar lundrimin në internet për të evituar përmbajtet e papërshtatme për ta si dhe të përcaktoni oraret e përdorimit të interneti

* Mbrojtje kundër viruseve, skedarëve dhe faqeve të rrezikshme. Shërbimi bllokon lundrimin apo shkarkimet e skedarëve të dëmshëm dhe ju njofton me SMS në lidhje me këto bllokime

* Përdorim ekonomik. Shërbimi nuk ndikon në jetën e baterisë ose ngadalësimin e pajisjes/aparatit tuaj. Nuk është e nevojshme të instaloni një aplikacion apo program në telefonin tuaj apo të fëmijës tuaj.

* Përdorim te thjeshtë. Të gjitha funksionet mund të menaxhohen dhe kontrollohen nga një person/vend i vetëm për çdo pajisje të lidhur me rrjetin Vodafone. Për më tepër, https://securenet.vodafone.al është i aksesueshëm nga çdo lloj pajisje (Desktop, laptop, Tablet, Aparat celular) dhe çdo sistem operimi.

* Menaxhim efikas. Ju mund të ndryshoni parametrat e përdorimin të internetit nga fëmijët dhe anëtarët e tjerë, pa i prekur telefonat e tyre.

* Mundësi informimi, argëtimi për ju dhe fëmijët tuaj.

Vodafone Secure Net i shtohet listës së gjatë të shërbimeve që Vodafone Albania vë në dispozicion të klientëve. Pjesë e angazhimit të Vodafone për ti mundësuar klientëve kontroll të plotë mbi komunikimn e tyre, janë edhe aplikacionet My Vodafone, Backup+, Vodafone Protect, Net Perform, isigurt etj

 

SHKARKO APP