Vota e të dënuarve/ Shifrat befasuese, ja kush doli forcë e parë

Në zgjedhjet parlamentare, të drejtën për të votuar e kanë edhe personat që vuajnë lirinë. Sipas të dhënave, 70 të dënuar ushtruan të drejtën e tyre për të zgjedhur ligjvënësin për qarkun e Dibrës.

Sipas të dhënave, forcë e parë në këtë burg ka rezultuar Partia Socialiste me 29 vota, Lëvizja Socialiste për Integrim ka fituar 15 vota, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka marrë 14 vota, Partia Demokratike ka fituar 9 vota dhe Lista e Barabartë një votë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Mësohet se disa të dënuar dhe punonjës të administratës kanë bërë fushatë për tri subjektet politike që kanë dalë të parat. Socialistët kanë pritur një rezultat më të mirë, duke u shprehur se kushtet dhe standardet e të burgosurve janë përmirësuar ndjeshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?