“Vota në lum, se t’ja jepni PDIU”, Doda i “përvishet” Bashës: Keni frikë nga…

Në emisionin e mëngjesit “Koha për tu Zgjuar” në News 24 deputetja e PDIU-së, Mesila Doda deklaroi se PDIU-ja, ndryshon nga forcat e tjera pasi në themel të programit të saj ka lidhjen mes individit dhe Atdheut të tij.

Ajo i kthehu një përgjigje deklaratës së liderit të PD-së, Lulzim Basha sa i takon thirrjes së këtij të fundit që dibranët më mirë ta hidhnin votën e tyre në lumë sesa t’ja jepnin partisë çame. Sipas saj, ka një frikë nga rritja e ndjeshme e PDIU dhe mbeshtetesve te saj ne vend.

“Palët i flasin njëra-tjetrës dhe askush nuk merret me njerëzit. Njerëzit nuk hanë barsoleta, në fund të fundit. Kjo është tragjikja, njerëzit ikin nga Shqipëria. Qeveria nuk jep llogari, opozita s’ka një program të shkruar. Ndaj ky nuk mendoj që është raporti që duhet të ketë politika me qytetarët”,-tha ajo.

E pyetur per sondazhet ajo u pergjigj: “Herën e parë na nxorën 1 përqind. Po të na shihnit në pallatin e sportit kishim nga 5 mijë vet, vetëm 2% ishin atje. Kjo është strategji, e çoroditjes së votuesit të lëkundur. Por e kanë të kotë këtë gjë, se ça do të bëhet, komuniteti çam është i madh në vend. Por ne kemi njerëz të tjerë që i janë afruar PDIU. Ka dhe komunitete të tjera, dibranet, lezhjanësh, që bashkëpunojnë me ne. Një pjesë e të djathtëve janë afruar, ashtu si të majtët, se e kemi të gjithë Shqipërinë. Unë e kam paguar personalisht, se kur nuk e mendoja atë që bëhej, thash ‘JO’. Kemi treguar që jo vetëm sjellim ofertë politike, por e ndjekim deri në fund. Sakrifikojmë. Me këtë lloj idealizimi kemi ecur para. Ata le të vazhdojnë të bëjnë sondazhe”.

 

 

SHKARKO APP