Votimi në OKB, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë
Një ditë pas votimit në Nju Jork ka ardhur reagimi zyrtar i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë lidhur me votën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku do të hidhej në votë rezoluta kritike ndaj vendimit të presidentit Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, si dhe zhvendosjes së Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem.
Sipas Ambasadës, deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit
“Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen. Një proces që shpresojmë do të ofrojë rezultatin më të mirë si për popullin izraelit ashtu dhe atë të palestinez”- thekson Ambasada e SHBA në Tiranë në reagimin e saj.