Votohet, raportohen incidente të vogla. Mbledhja e parë e KQZ
Në të gjithë territorin e Republikës sot (25 qershor 2017) po zhvillohen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Zyrtarisht qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në 19:00.
Me përjashtim të problemeve të vogla procesi i votimit ka nisur normalisht.
Kryeministri Edi Rama voton ne oren 10.00 ne ambientet e shkolles ne Surrel. Kryetari i PD-se Lulzim Basha do te votoje ne oren 10: 30 tek Cerdhja 13, njesia 8. KQZ njofton mbledhje në orën 09:00
Ora 08: 45 Disa incidente në Durrës, në një QV kërkohet të anulohet votimi
Në QV 14 60/ 2 lagjja tre mungojnë 200 fletë votimi dhe po kërkohet të anulohet procesi i votimit
Në lagjen 18, QV 1437/ 01 dhe lagjen 3 me QV 1461/00 në lagjen nr 9, raportohet se dy vulat i mban kryetari i komisionit. Është i bllokuar procesi dhe pritet të zhbllokohet.
Në QV e tjera procesi nis normalisht. Raporton gazetari i Ora News Leonidha Musaj.
Ora 08:01 Mesazhi i Donald Lu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet! Votoni!”
Permes rrjetit social facebook ambasadori i SHBA-se, Donald Lu, percolli mesazhin drejtuar të gjithë shqiptarëve: “Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet! Votoni! 34 ekipe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të cilët do të vëzhgojnë votimin dhe numërimin në të gjithë vendin”
Ora 08:00 Problemet e vogla
Në Kavajë, ne qendren e votimit 2185, vëzhguesit nuk kanë karta identiteti, nuk lejohen të votojnë. Në Patos, në 40 qendra është pezulluar votimi për shkak të problemeve me bojën. Në Shkodër, në QV 274 ende nuk ka nisur votimi, shkak mosparaqitja e komisionerit të PD.
Probleme me Komisionerët pati edhe në Hoshtec të Pogradecit, ku komisionerët e caktuar nga fshati nuk kanë pranuar të marrin pjesë në proçes. Kjo situatë u zgjidh duke emëruar Komisionerë nga njën fshat tjetër të caktuar nga KZAZ. Qendra e Votimit është hapur por asnjë votues nuk është paraqitur për të votuar.
Në një qendër votimi pranë Pallatit të Kulturës në Pukë proçesi filloi pa praninë e komisionerit të LSI-së. Gazetari Everest Dedaj raportoi se në lagjen Fushë-Mbret të Elbasanit, u konstatuan raste të votimit familjar.
Ora 08:00 Dibër, në një njësi administrative humb vula, bllokohet votimi
Në Dibër proçesi i votimit ka nisur normalisht, përveç në një njësi administrative ku ka humbur vula. Pritet vendimi i KQZ për ta zëvendëuar.
Ora 07: 43 Ne Himare 1 mije emigrante te ardhur per te votuar
Në Himarë procesi i votimit ka nisur 30 minuta me vonesë. Gazetarja e Ora Neës Alketa Çeku informon se personat nuk e gjejnë emrin në listat votuese. “Deri dje 1 mijë emigrantë kanë ardhur për të votuar. Listat e emrave janë afishuar vetëm në orën 07:20 minuta” informon gazetarja
Ora 07: 40 Në një QV në Kamëz nuk ka nisur votimi, mungojnë dy komisionerë
Në Qendrën e Votimit 15-69/1 në Kamëz nuk ka nisur ende proçesi i votimit. Shkak është bërë mungesa e dy komisionerëve, nga PD dhe një nga PR.
Ora 07: 20 Incident i vogel ne Fier
Në Fier një incident është shënuar në QV 29 99 e KZAZ 58 në shkollën “Anton Xoxa” .
Komisioneri i LSI-së pretendonte se nuk lejohej të hynte në qendrën e votimit. Në këtë moment ka ndërhyrë deputeti i LSI-së Robert Bitri.
Ora 07:00 Kreu i KQZ-së hap votimin: Dilni masivisht në votime, sot dita juaj!
Kreu i KQZ-së, Klement Zguri, ka çelur i pari zyrtarisht votimin për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Në orën 07:00 ai votoi në Qendrën e Votimit 1730/1, tek Liceu Artistik, rruga Elbasanit.Në një prononcim për mediat ai apeloi qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.
Ne zgjedhje marrin pjese 18 parti me 2666 kandidate
Në këto zgjedhje marrin pjesë 18 parti politike, të cilat kanë regjistruar 2666 kandidatë për deputetë.
Kanë të drejtën e votës, 3 milion e 452 mijë e 260 shqiptarë të cilët janë të regjistruar për të votuar në 5.362 qendra votimi.
Në listën e zgjedhësve përqindja e femrave është 49,49%, ndërkohë që kandidate femra janë 1.073 ose e thënë ndryshe 40,23%.
Zgjedhjet parlamentare do të vëzhgohen nga 5351, nga të cilët 896 janë nga misionet vëzhguese ndërkombëtare.
KQZ mori masat
Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur të gjithë punën përgatitore për ditën e votimit dhe është duke mbikëqyrur shpërndarjen e materialeve zgjedhore, nga KZAZ-të drejt qendrave të votimit.
E gjithë Administrata e KQZ është në gadishmëri të plotë për t’iu përgjigjur me urgjencë çdo vështirësie, problematike apo impasi që mund të krijohet.