Votoi PRO draftit të PS, Erion Braçe: Jam kundër Reformës, por votën do ta sqaroj
Lajme E Premte, 9 Tetor 2026 01:27
Reforma Territoriale është miratuar në Kuvend me 85 vota pro, në një seancë të shoqëruar me tensione dhe të gjatë, por edhe jo pa supriza. Pas përfundimit të seancës, deputeti i PS-së, Erion Braçe deklaroi se është kundër Reformës, edhe pse e dha votën PRO draftit, duke paralajmëruar se qëndrimin e tij për votën do ta bëjë të qartë gjatë ditës së premte. “Jam kundër, do ta sqaroj”, u shpreh Braçe teksa po largohej nga ambientet e Kuvendit.

