Votojnë për herë të parë, Xhixho: Rinia do sjellë ndryshimin e vendit më 25 Prill

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, zhvilloi një takim me të rinjtë që do të votojnë për herë të parë tek njësia bashkiake nr. 3 në Tiranë, me të cilët ndau bindjen se rinia do sjellë ndryshimin e vendit më 25 Prill.

“Me të rinjtë që do të votojnë për herë të parë tek njësia bashkiake nr.3 me të cilët ndava bindjen time se rinia do sjelli ndryshimin e vendit më 25 Prill.

Shqetësimet e tyre prioritare lidhen me jetën dhe të ardhmen e tyre në Shqipërinë tonë. Gjendja në të cilën ndodhet sot sistemi arsimor , papunësia ,mungesa e sigurisë dhe ku zgjidhja e vetme mbetet emigracioni.

Rreth 24 mijë persona nën 34 vjeç kanë aplikuar për azil 20 muajt e fundit, 29% e tyre janë më pak se 14 vjeç. Kjo është drama që përjeton çdo familje shqiptare sot largimi i çka është më e shtrenjta në jetë largimi i fëmijëve të tyre.

Unë besoj tek forca e rinisë tek energjia dhe dëshira e tyre për të ecur përpara dhe ndërtuar Shqipërinë dinjitoze të shtetit të së drejtës.

Duhet t’i kthejmë shpresën çdo të riu se vendi ynë mund të ndërtohet vetëm nga ne.

Në 25 Prill së bashku #shqipëriashtëpiajuaj🇦🇱”, shprehet nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho.

https://www.facebook.com/ErisaXhixho/posts/3712459602121541

 

SHKARKO APP