Vrasja e Devi Kasmit, ekzekutori grek nuk paraqitet në gjykatë: Më kanë kërcënuar për jetën

Ekzekutori grek i Devi Kasmit, Efththimious Efthimiou pretendon se është kërcënuar në paraburgim me jetë dhe se për këtë arsye nuk është paraqitur të mërkurën në gjyqin e kërkuar nga vetë ai. Sipas një deklarate të Efththimious për gjykatën, ai nuk është paraqitur në gjyqin ku kërkonte shfuqizimin e masës “arrest ne burg” pasi ndjen pasiguri për jetën.

Efththimious ka qenë më parë anëtar i forcave speciale greke, por u përjashtua pasi u zbulua se ishte i përfshirë në trafik droge. Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën euro dhe para shqiptare, që dyshohen se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen e Devi Kasmit.

Krahas tij, në fillim të vitit u arrestuan në kuadër të operacionit “Enigma” edhe shtetasit Elton Halipaj,36 vjeç lindur në Skrapar, banues në Tiranë, Malvin Dimollari, lindur në Korçë e banues në Tiranë, dhe Elton Hoxhallari, 36 vjeç lindur dhe banues në Tiranë. Në kërkim për vrasjen e 41-vjeçarit vazhdon të mbetet Altin Hoxhallari.

Gjatë operacionit të zhvilluar në shkurt, u ushtruan një sërë kontrollesh në banesat e të arrestuarve të sipërpërmendur si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, e cila shërbente si bazë e grupit. Si rezultat e kontrolleve të kryera në këtë vilë autorëve të dyshuar iu është gjetur një arsenal armësh e municionesh, arsenal eksplozivësh, raketa hedhëse, armë të preçizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje si ato të policisë të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.

SHKARKO APP