Vrasja e Kasmit, greku e Meshini në paraburgime të ndryshme, Gjykata: Mos të kenë kontakt me…

Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar një ditë më parë masën e sigurisë “arrest me burg” për 41-vjeçarin grek Efthymio Efthymious, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit disa ditë më parë në kryeqytet.

Po kështu në burg është lënë edhe Mario Meshini, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasje. Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka vendosur që Efthymious dhe Meshini të qëndrojnë në paraburgime të ndryshme, me qëllim të mos kenë asnjë kontakt me njëri-tjetrin.

Sipas këtij vendimi, Efthymious do të qëndrojë në Paraburgimin 313, ndërsa Mario Meshini te Paraburgimi 302.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?