Vrasja e Komisarit Cuku, flet i shpalluri në kërkim, Bujar Daka: Unë jam në shtëpinë time

Një prej personave që sipas policisë është shpallur në kërkim, në lidhje me vrasjen e Komisarit Artan Cuku duket se nuk ka ikur jashtë Shqipërisë, por ndodhet në banesën e tij.

Bujar Daka ka folur për median, duke u shprehur se ndodhet në banesën e tij.

“Unë jam në shtëpinë time, duke bërë punime. Nuk jemi ndaluar dhe as nuk jemi marrë në pyetje në lidhje me krimin”, ka thënë Bujar Daka.

Më pas ai ka folur edhe në lidhje me të arrestuarin, Mikel Shallarin. “Kam qenë në burg në Zvicër, por Mikel Shallarin nuk e njoh”, ka thënë ai.

Ndërsa është shprehur se nuk kishin lidhje me vrasjen e Komisarit Artan Cuku.

“Nuk kam lidhje me vrasjen e Artan Cukut, jam i lirë”, ka thënë ai.

SHKARKO APP