Vrasja që tronditi Londrën, shqiptari i preu fytin gruas, pasi kishte dyshime për virgjërinë e saj

Një shqiptar që jetonte në Angli pranoi se e vrau gruan e tij duke i prerë fytin, pasi dyshonte se ajo nuk ishte e virgjër. Arben Rexha e sulmoi Elidona Demirajn në janar të vitit të shkuar, pasi ishte fiksuar në lidhje me partnerët e mëparshëm të saj.

Sulmi i 32-vjeçarit ishte kaq brutal, sa 25-vjeçares thuajse iu këput koka. Elidona kishte 3 muaj që kishte ardhur në Britani nga Shqipëria.

Por Rexha ishte i bindur se e shoqja kishte pasur një abort nga një marrëdhënie e mëparshme.

Prokurori tha: “Ata ishin martuar dhe jetonin së bashku- ishte një martesë me mblesëri, prandaj ajo kishte ardhur këtu”.

Disa ditë përpara vdekjes, Elidona kishte nisur të jetonte tek disa miq pasi çifti kishte pasur zënka. Ai shkoi ta shihte dhe u kthyen bashkë në shtëpi.

“Ai mendonte se ajo dilte me dikë tjetër dhe kjo e bëri xheloz”, tha prokurori.

Rexha i tha policisë se ishte i fiksuar me marrëdhëniet e mëparshme të Elidonës.

Ai u tha se dyshonte se atë e kishte përdhunuar një burrë tjetër.

“Ai mbante mend se si ishte i fiksuar me virgjërinë e saj dhe tentoi të gjente informacion në internet se si të dallonte nëse një femër është e virgjër”.

Trupi i saj u gjet në krevatin e çiftit me shumë plagë në qafë dhe krahë.

Rexha pranoi krimin.

Vendimi për të do jepet më 2 shkurt 2018, pasi të bëhet edhe një vlerësim psikologjik.

/syri.net

SHKARKO APP