Vrasje e dyfishtë në “Sokakun e të marrëve”
Nga Telnis Skuqi
“Kush ka pronë, ka luftë”, do të shkruante Balzaku, shkrimtari francez.
Një mësuese, si dhe një muzikant, u vranë sot në lagjen “Palorto” për një gardhë.
Një ngjarje e paprecedentë në Gjirokastër.
Për herë të parë, në jetën time si gazetar po shkruaj një lajm të tillë.
Gjirokastritët kurrë nuk vrasin për pronë.
E tmerrshme, sepse gabimi i vetëm i viktimave ishte se ata jetonin në “Sokakun e të marrëve” dhe kishin një pronë.
Të dy viktimat, Aleko dhe Afërdita Kosta, nuk kishin shumë vite që jetonin sëbashku.
Vrasësi ka tentuar të vetvritet me armën e krimi.
Aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit.