Vrima më e thellë në Tokë, aty ku “fshihen” sekretet e dy miliardë viteve më parë!

Ajo konsiderohet si vrima më e thellë në tokë. Bëhet fjalë për një vrimë të cilën Rusia filloi të shpojë në vitet shtatëdhjetë për qëllime kërkimore dhe tani ajo është e thellë deri në 12 kilometra.

Dhe siç shkruajnë mediet e huaja, përcjell Telegrafi, edhe pse e papërfunduar, ajo quhet edhe si “rruga drejt ferrit”.

Po sipas medieve të huaja, rusëve u deshën 24 vjet që të arrijnë një thellësi prej 12 kilometrash dhe gërmimi i mëtejshëm nuk ishte i mundur për shkak të temperaturave të larta (rreth 180 gradë Celsius), për shkak se aty do të shkatërroheshin pajisjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi, siç thuhet më tej, shkencëtarët ishin të befasuar nga zbulimi i ujit të lëngshëm kaq shumë kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, bëhet e ditur se janë gjetur edhe fosilet e planktonit dy miliardë vjet të vjetra. Projekti përfundoi zyrtarisht në vitin 1994 dhe japonezët duan të tejkalojnë arritjen e Rusisë me një projekt të ri shpimi që do të fillojë në vitin 2030.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?