Vriste të pastrehë për të “pastruar” qytetin

Një 25-vjeçare ruse e cila ka vrarë 12 të pastrehë në Moskë, i ka thënë policisë se merrte “kënaqësi seksuale” kur godiste me thikë në mënyrë të përsëritur viktimat e saj. 



Gjithashtu, Elena Lobacheva ka pranuar se frymëzimin për krimet e saj e ka marrë nga filmi horror ‘Bride of Chucky’, që tregon për një kukull të pushtuar nga një vrasës serial.

Vrasësja është pjesë e një bande me emrin “Pastruesit”. Ky grupim vriste vagabondë dhe të alkoolizuar në një mision mizor për “pastrimin” e qytetit nga elementë të tillë.

Elena i ka thënë policisë se vrasja i jepte një kënaqësi të krahasueshme me atë seksuale. Policia ka gjetur në banesën e saj një kompjuter ku ishin të ruajtura foto ku shiheshin viktimat me barkun e çarë.  

Fqinjët e Elenës thonë që ajo është një vajzë “e mirë dhe e sjellshme”, por policia ka prova se 25-vjeçarja ka nisur të vrasë me thikë të pastrehët që nga korriku i vitit të kaluar.

SHKARKO APP