Vritet me plumb në kokë 28-vjeçarja shqiptare në Itali

Një 28-vjeçare është vrarë mbrëmë në Savona me një plumb në kokë.

Vrasja ndodhi rreth orës 02:00 në kopshtet e Piazza delle Nazioni, ngjitur me stacionin e trenit.

Vetë autori e ka denoncuar vrasjen me një telefonatë në 112 ku ka thënë se ka qëlluar gruan.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam vrarë një grua, ejani të më merrni”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje, por 28-vjeçarja ishte e pajetë.

Autori i dyshuar u arrestua. Ai është identifikuar si Sefayou Soë, 27 vjeç dhe viktima Danjela Neza, me origjinë shqiptare.

Kjo e fundit ishte e punësuar në sektorin e restoranteve. Duket se fundi i lidhjes së tyre është në zanafillën e vrasjes.

Pranë vendit të vrasjes është gjetur pistoleta gjysmë automatike e kalibrit 22. Dyshohet se shkak është bërë fundi i lidhjes mes tyre. Mbërmejn e djshme, viktima është grindur me autorin dhe e ka ofenduar.

Dyshohet se 28-vjeçari më pas ka marrë armën nga bagazhi i makinës dhe e ka qëlluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?