Vr*sja e gjyqtarit, familjarët që fituan në Apel çështjen e pronësisë kundër familjes Shkambi: Kemi jetuar me kër*ënime
Shqipëria është tronditur nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, me një karrierë 32-vjeçare në sistemin e drejtësisë. Ai ishte në krye të detyrës, duke shqyrtuar një çështje pronash, kur një nga personat palë në proces qëlloi me armë në drejtim të tij dhe dy personave të tjerë që ishin në gjyq.
Përfaqësuesit e familjeve të godinave në Shkodër ku familja Shkambi pretendon se është pronare, kanë thyer heshtjen. Ata tregojnë se ndër vite familja Shkambi i ka kërcënuar. Ata thonë se të gjithë do të shkojnë në varrimin e gjyqtarit, ndërsa shtojnë se autori i kësaj vrasje është ish-kryebashkiaku Lorenc Luka, i cili sipas tyre i ka shitur në mënyrë të paligjshme pronën familjes.
”Ne na ka strehuar bashkia në ’93. Kemi ndenjur, e më pas në 2012 kanë ardhur Shkambi kanë thënë është ndërtesa ime. Na kanë nxjerrë nëpër gjyqe, kemi punuar e kemi derdhur para për këtë ndërtesë. Tani na kanë bërë presion që të lëshojmë shtëpinë. Kemi jetur në tension, fajet i ka bashkia që na i ka dhënë neve dhe më pas ia ka shitur edhe atij. Më mirë kishim dalë në rrugë të madhe sesa të kishin vrarë gjyqtarin. Më mirë të na kishin vrarë ne”, tha njëri prej banorëve në konflikt me Shkambajt.
KOHA JONË SONDAZH

