Vr*sja e gjyqtarit Kalaja, kryeprokurori Çela: Duhet vepruar urgjentisht
Kryeprokurori Olsian Çela është pyetur për sigurinë në institucionet e drejtësisë, pas vrasjes në sallën e Gjykatës së Apelit të gjyqtarit Astrit Kalaja. Nga fjala në seancën plenare në Kuvend, Çela tha se ngjarja e rëndë është një nxitje për të vepruar sa më urgjentisht, duke theksuar se sa i përket sigurisë ka shumë vend për të përmirësuar.
”Nisur nga çështja që është diskutuar dhe ka të bëjë me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën një magjistrat. Kjo lidhet edhe me gjendjen e godinave, stafet e trajnuara apo jo, sa i përket sigurisë, ka shumë vend për të përmirësuar. Ngjarja e rëndë është një nxitje për të vepruar sa më urgjentisht.
Ne kemi bërë përpjekjet tona. Besoj se disa masa janë duke u marrë, ka një bashkëpunim edhe me policinë. Kjo ka nevojë për një qasje të koordinuar dhe rikonceptim sa i përket pjesës së sigurisë së magjistratëve. Nga prokurorët ka shqetësime që ne jemi munduar tu përgjigjemi”, tha Çela.
KOHA JONË SONDAZH

