Qëllon gjyqtarin, mësohet se kush është autori i vrasjes
Elvis Shkambi është autori vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Gjyqtari i Gjykatës i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Traumës, pasi u sulmua me armë në sallën e gjyqit.
Ai ka pranuar vrasjen, ndërkohë që ka thënë se e ka qëlluar gjyqtarin pasi po humbiste një çështje për pronat. “E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar ai në Komisariatin Numër 1.
Deri në tani është mësuar se familja e autorit të vrasjes së gjykatësit Kalaja, ishte në një kalvar gjyqesh për pronën e saj të uzurpuar, që ishte ish-shkolla e rezervave në Shkodër.
Një familjar i autorit, i quajtur Gjon Shkambi është ankuar vazhdimisht në media, pasi rezultonte pronari i godinave ku jetonin 31 familje dhe pronat i kishte me dokumentacion të rregullt që i kishte fituar përmes proceseve gjyqësore. Por në Apel disa dokumenta i kishin humbur, duke e rikthyer çështjen në shkallën e parë.
Familja Shkambi kërkonte nga policia dhe përmbarimi, lirimin e pronave të saj, ndërkohë që njerëzit që i kishin uzurpuar i jepnin me qira.
Zbardhet dëshmia e parë e Elvis Shkambit, autori i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja. Ngjarja tronditëse ndodhi brenda sallës së gjyqit.
Para grupit hetimor, Shkambi mësohet të ketë pranuar autorësinë e krimit.
“Jam unë autori”, është përgjigjur ai para Policisë. “Gjyqtari dha vendim në favor të palës tjetër”, mësohet të jetë shprehur ndër të tjera ai.
Pas përfundimit të leximit të vendimit, autori ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me plumb në zemër.
Elvis Shkambi nuk është mjaftuar me keq. Ai ka hapur zjarr edhe ndaj babë e bir të cilët ishin pala kundërshtare në procesin gjyqësor.
Por duket se vendimi i sotëm nuk i ka pëlqyer autorit të vrasjes.
VIDEO/ Vritet gjyqtari, arrestohet autori. U qëllua në mes të gjyqit me armë
KOHA JONË SONDAZH

