Vuçiç: Durrësi, porti më i afërt i Serbisë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq , sot në Forumin e biznesmenëve serbo-shqiptarë në Nish, ka thënë se Durrësi do të jetë porti më i afërt për Serbinë pas ndërtimit të autostradës Nish-Prishtinë- Tiranë-Durrës.

“Pas ndërtimit të kësaj autostrade, rruga nga Beogradi deri në Durrës do të zgjasë katër orë e gjysmë”, viotn gazeta “Veçernej Novosti” të ketë thënë Vuçiq .

Ai ka theksuar se Serbia e Shqipëria kanë popullata me shumicë joaktive që as nuk punojnë e as nuk shkollohen dhe që me investimet e reja ato të kenë mundësim punësimi.

Ai ka përkujtuar se këmbimi ekonomik i Serbisë me Shqipërinë është 102 milionë euro në vit.

 

SHKARKO APP