Vuçiç i zhgënjyer me ambasadat e perëndimit, nuk e respektuan

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se është i pikëlluar dhe i zhgënjyer pse ambasadat perëndimore në Beograd, në ditën e zisë së Serbisë për shkak të operacionit çlirimtar kroat “Shtrëngata” në Knin nuk i lëshuan në gjysmë shtizë flamujt e vet.

Siç përcjell gazeta e Beogradit "Politika", ai ka thënë se është i pikëlluar dhe dëshpëruar por nuk ka dashur të tregojë nëse për këtë Qeveria serbe do të dërgojë protestë.

Mos mbajtja zi e ambasadave të huaja në Beograd është konsideruar si gjest i mos respektimit të vendimit të Qeverisë serbe.

Ambasadat e vendeve të kuintit në Beograd, ShBA, Britania e Madhe,Gjermania, Franca dhe Italia kanë vendosur të mos i ulin flamujt në gjysmë shtizë pas këshillimeve reciproke dhe në marrëveshje me kryeqytet e tyre, shkruan gazeta.

Dita e zisë në Serbi është mbajtur të mërkurën.

SHKARKO APP