Vula elektronike, ja si do funksionojë

Shërbimet që merren në rrugë dixhitale do të mund të njohin edhe vulën elektronike, krahas nënshkrimit. Në Kuvend, tashmë është dërguar për diskutim projektligji i cili do të bëjë të mundur lehtësimin e këtyre shërbimeve. Sipas hartuesve të legjislacionit, vula elektronike do të futet si element garantues për vlefshmërinë e dokumenteve krahas “nënshkrimit”.

Përdorimi i vulës do të rrisë përdorimin e dokumentit elektronik dhe do të thjeshtojë procedurat e lëshimit të tij nga institucionet, duke reduktuar, kështu, hallkat e qarkullimit të dokumentit. Hartuesit thonë se thjeshtësimi i këtyre procedurave ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve elektronike publike.

Vula elektronike do të mundësojë edhe procedurën e vulosjes automatike të dokumenteve nga sistemet.

 Lehtësitë e nënshkrimit/vulës elektronike

-Garanci për administratën publike, që do të përdorë dokumentin elektronik

-Rritje e numrit të shërbimeve elektronike në dispozicion të qytetarëve

-Përmirësimi i vazhdueshëm të shërbimeve të ofruara online

-Rritja e shkallës së sigurisë për shërbimet e ofruara dhe ulja e korrupsionit

-Lehtësi në kohë dhe në kosto për çdo grup interesi dhe çdo proces biznesi

-Zhvillimi i nismave për qeverisjen elektronike dhe shoqërinë e informacionit.

SHKARKO APP