Vullkani më i rrezikshëm në botë, gati për një tjetër shpërthim

Vanuatu nuk është i panjohur për përmbytjet e shumta, erërat e forta si dhe fatkeqësitë e tjera natyrore. Vendi i vogël i ndodhur në Paqësorin e Jugut u vlerësua si vendi më i rrezikshëm në botë në një studim të Kombeve të Bashkuara në vitin 2016. 83 ishujt e saj, ndodhen në mes të rrugicës së stuhive dhe ndodhen në kufirin e “unazës së zjarrit”, një rrip rreth Paqësorit i prirë për tërmete dhe shpërthime vullkanike. Pavarësisht nga gjendja e tyre e pasigurt që është realitet i përditshëm, së fundi kryeministri i vendit Charlot Salwai ka urdhëruar evakuimin e të gjithë ishullit Ambae për shkak të kërcënimit nga vullkani. “Jetët e njerëzve duhet të jenë përparësia jonë e parë”, tha Salwai. “Gjithkush duhet të ikë”.

SHKARKO APP