Vullnet Sinaj nën akuzë nga PD
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka vendosur mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të mërkurën e 4 shtatorit për të diskutuar në lidhje me mandatin e deputetit socialist, Vullnet Sinaj. Vendimi vjen pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Sipas deputetëve të opozitës, deputeti socialist ka përfituar nëpërmjet nëntë kompanive të tij të ardhura nga Buxheti i Shtetit në shumën e rreth tre milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë mijë lekëve, në kundërshtim me kushtetutën.
Demokratët kërkojnë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.