WhatsApp na jep atë që kemi kërkuar prej kohësh (FOTO)

WhatsApp është pranë ekzekutimit të komandës së fshirjes së mesazheve pa i arritur marrësit. Kompania ka filluar të testojë opsionin e ri në Android dhe iOS, siç informojnë burime të brendshëm. Një server i tërë i është dedikuar operacionit dhe po punohet me fshirjen e suksesshme të mesazheve të dërguara.Përdoruesit normalë nuk mund ta përdorin ende opsionin, por nëse gjithçka shkon mirë, së shpejti të gjithë do ta kenë në aktivizuar në aplikacionet e tyre.

Nëse një përdorues i dërgon dikujt një mesazh pa dashje ose pendohet për atë që dërgoi, do të ketë mundësinë ta çdërgojë, ose ta fshijë pa e parë marrësi. Përveçse në bisedë, do të fshihet edhe në panelin e njoftimeve.

E vetmja e keqe është se marrësi do të informohet për mesazhin e fshirë, pasi në vend të mesazhit do të shfaqet njoftimi i mëposhtëm. Kjo, edhe do të na duhet të presim ca deri sa opsioni të jetë i aksesueshëm për të gjithë.

 

SHKARKO APP