Xhafaj bën bilancin: Kërkojmë mandat të dytë për të thelluar reformat

Për  kandidatin për deputet të PS, njëherësh dhe ish-Ministër i Brendshëm Fatmir Xhafaj kjo qeverisje ka një bilanc pozitiv në këto katër vite.

Në specialen për zgjedhjet në Tonight Ilva Tare, ai renditi reformat më të sukseshme gjatë këtij mandati.

Përballë panelit të gazetarëve dhe analistëve, Xhafaj pranoi problemet në administratën shtetërore.

Ai tha se PS kërkon një mandat të ri nga qytetarët shqiptarë për të thelluar më tej ciklin e reformave, frutet e të cilave tha Xhafaj kanë filluar të merren.

Xhafaj:Qeveria e këtyre katër viteve ka qenë një qeverisje e suksesshme, e mbështetur tek ligji dhe në respekt të ligjit. Këto katër vite karakterizohen nga një sërë reformash të rëndësishme që në thelb do të konsdieroheshin dhe reforma që kanë të bëjnë me forcimin e  shtetit të së drejtës por dhe nevojës për të pasur një ekonomi sociale shumë më të fortë. Ka arritje të rëndësishme në arsim. Reforma në arsim shënoi hapa të rëndësishëm.

Gjithashtu në një sërë aspektesh sociale kemi elementë pozitivë, në përpjekjen që u bënë për të formalizuar ekonominë dhe vendet e punës por dhe për tu dhënë mbështetje disa kategorive të dobëta. Hapa të rëndësishëm janë bërë në stabilizimin e makro-ekonomisë, duke shlyer disa borxhe që shteti u kishte sipërmarrësve të ndryshëm. Ajo që dua të theksoj është fakti se gjatë katër këtyre viteve morën rrugë reforma të rëndësihme që kanë të bëjnë me shtetin. Reforma administrative, një reformë e realizuar tashmë. Dhe padyshim kryereforma është reforma në drejtësi që ka të bëjë me procesin e integrimit dhe një mënyrë të re qeverisje. Raportit mes pushteteve në këtë vend.

Administrata publike

 Xhafaj:  Janë hedhur hapa të rëndësishëm në konsolidimin e administraës, rekrutimin, trajnimin e saj. Por nga ana tjetër ende presioni për ta militantizuar apo partizuar është një fenomen real që reflektohet dhe në mynyrën sesi funksionon dhe shërben administrata. Është kuptuar gabim timoni, jo të vetëm, me aleatë apo pa aleatë. Ajo që po trajton Kryeministri është nevoja për të pasur një administratë solide, që nuk preket nga partitë. U bënë disa hapa të mirë tek administrata e shtetit, tek pjesa që kanë të bëjnë me shërbimin civil. Administrata e shtetit sot është nën presionin e partive për të punësuar militantët e vetë. Kryeministri nuk kërkon që të ikë një parti dhe gjithë administratën ta ketë PS. Por atë përpjekje që bëmë me shërbimin civili ta ngremë në të gjithë nivelin e administratës shtetërore. Janë shërbime që lidhen jo vetëm me aletatët por dhe PS. Kryeministri nuk tha se atje ku ka qenë shefi hipotekës i PS ka shkëlqyer.Kur flasim për administratën qëndrore nuk e drojton PS. Ka afektuar ndarjen e madhe që ka qenë brenda koaliconit. Ka ardhur momenti për të bërë një reformë thelbësore të administratës.

 Tare: Pse nuk u bë në katër vjet?

 Xhafaj: U bënë hapa të rëndësishëm në shërbimin civil. Nëse ju prisnit që gjatë katër vjetëve të kishim një administratë shembullore e keni gabim.

 Programi i PS-së

Xhafaj: Unë e kam programin, ndoshta nuk e dispononi ju. e kam shpërndarë në fushatë elektorale, ka disa piketa konkrete që kanë të bëjnë qoftë me punësimin, arsimin, integrimin, forcimin e shtetit të së drejtës.Kërkojmë një mandate të dytë për të thelluar procesin e reformave.

PS ka një program konkret, është e fokusuar në një sërë reformash edhe në këtë mandat të dytë. Një pjesë janë të nisura si ajo në drejtësi, arsim, reforma sociale.

SHKARKO APP