Xhafaj në krye të Postës Shqiptare, Balluku: Mundësi për t’i dhënë një energji të re institucionit

Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, ka ndarë foto nga prezantimi i ish-deputetët të PS-së, Etjen Xhafaj në postin si kryetari i Postës Shqiptare. Balluku shkruan se me Xhafajn në krye, shihet si një mundësi për t’i dhënë një energji të re institucionit.

”Një etapë e re nis, me vizion dhe përkushtim, me Etjen Xhafaj që merr drejtimin e Postës Shqiptare.

Me përvojën e tij të gjatë dhe profesionalizmin që e karakterizon, Etjeni do të vijojë rrugën e rritjes dhe modernizimit që kemi nisur tashmë, me fokus të pandërprerë tek cilësia e shërbimit dhe qytetari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është një mundësi e re për të çuar përpara standardet dhe për t’i dhënë një energji të re institucionit që prej dekadash ndërlidh shqiptarët kudo që janë”,-shkruan Balluku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?