Xhelal Mziu: Lajmet e PS-së, Fake News, janë në panik të thellë nga humbja
Shtabi elektoral i kandidatit të PD-së dhe kryetari i Bashkisë Kamëz njëkohësisht dhe si kreu i degës së PD-së, reagojnë ndaj trillimeve të PS-së se Xhelal Mziu paska dhunuar një qytetar. Fake News-et e shpërndara nga zyrat e PS-së janë një tregues i qartë i panikut të tyre nga humbja e thellë që i pret.
Xhelal Mziu jo vetëm që nuk është i përfshirë në këtë ngjarje të supozuar dhe e shpërndarë si lajm në media, por as e njeh qytetarin, emri i të cilit është i shpërndarë si i dhunuar.
I rikujtojmë edhe një herë Edi Ramës dhe PS-së, që e parandiejnë humbjen më parë e cila sot po bëhet fakt, se ndëshkimi i ashpër pritej nga Kamza sot më 25 qershor përmes votës. Kamza dhe Paskuqani kanë votuar në plebishit kundër PS-së për persekutimin politik dhe krahinor që është shfaqur ndaj këtyre banorëve në këtë 4-vjeçar.