Xhelal Mziun jep një lajm të veçantë

Jemi mësuar që Xhelal Mziun, kreun e Bashkisë së Kamzë, ta shohim në reagime politike dhe në akuza apo kundërakuza me drejtues të Partisë Socialiste. Por këtë herë, kreu i Bashkisë së Kamzës ka bërë një postim ndryshe në Facebook.

Mziu ndan me miqtë e tij në rrjetet sociale një sukses të djalit të tij, i cili është shpallur fitues i Olimpiadës Kombëtare të Aglishtes. Kesler Mziu do të marrë pjesë në një tjetër konkurs ndërkombëtarë. Ai do të jetë gjatë muajit shtator në Athinë, ku do të përfaqësoj Shqipërinë në konkurrimin Ndërkombëtarë.

“Gjithmonë jam përpjekur të jem shembull i mirē dhe frymëzim për qytetin tim Kamëz! Por, frymëzim për mua u bë im bir! Kesler MZIU fitoi Olimpiadën Kombëtare të Gjuhës Angleze ne Shqipëri! Më dt. 14-16 shtator 2017 në Athinë do të përfaqësoj Shqipërinë në konkurrimin Ndërkombëtar! Urime Kesler!”,- shkruan Xhelal Mziu.

 

SHKARKO APP