Xhesika Ndoji: Deputeti i martuar i PD-së, nga veriu, më ka kërkuar lidhje!
Ne emisionin e Arian Çanit e ftuara eshte modelja dhe kengetarja Xhesika Ndoji, e cila pa asnje hezitim ka pohuar se me ka kerkuar lidhje dashurie nje deputet.
“Ai eshte deputet nga Veriu dhe eshte deputet i PD-se. Nuk ka qene ish-minister. Eshte i martuar. Por nuk kam pranuar se ai eshte paksa i madh ne moshe. Ai prape me kerkon te lidhem me te. Kam ngrene dreke me te diku”,- tha ajo.
Por Xhesika theksoi se nuk ka shkuar me të.
Arian Çani insistonte qe te merrte vesh emrin e deputetit te PD-se, por Xhesika nuk e tregoi. Gjithashtu ajo pohoi se me kane kerkuar qe ta nxjerre ne media emrin e tij dhe kete ma kerkoi nje deputet i PS-se.
Në emisionin “Zonë e Lirë” Xhesika ka prezantuar këngën e saj të re me balerinën e njohur kosovare kallashi. Kënga ka një klip shumë provokues me skena të nxehta, të cilat këshillohen për moshën mbi 16 vjeçe.
Intervista e Xhesika Ndoj ka vijuar edhe pjesë të tjera të komentuara nga portalet për jetën e saj. Një prej tyre ishte edhe grabitja e shtëpisë ku u supozua se gjendej një mashkull në dollapin e Xhesikës. Ajo u shpreh se diçka e tillë ishte e pavërtetë.
“Motra kishte 6 muaj që ishte ndarë nga bashkëshorti. Ai për të më ulur reputacionin mua ka paguar njerëz që të thuhet diçka e tillë, se dikush ka qenë i fshehur në dollap,”-është shprehur Ndoj.
Në përfundim të intervistës me gazetarin Arjan Çani, moderatori i ka përmendur Xhesika Ndojt, Gugunë, vajzën me të cilën ajo ka patur konflikt, këngëtaren Gugu. Por Xhesika është shprehur me ironi se i uron suksese për klipin e ri dhe se nuk ka asgjë me të. Pasi Çani e ka pyetur që nëse janë zënë për meshkuj dhe nëse është e mërzitur me të ajo është përgjigjur:
“Për çfarë të mërzitem për të dashurin që kisha unë? I mbaruan lekët e lashë. E kam kolege nuk kam gjë me të,”-vijoi Ndoj.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=8PdSL8TBieM” width=”560″ height=”315″]