“Xhihadisti më përdhunonte, gruaja e tij nuk bënte asgjë”

Një skllave seksi jazidi ka rrëfyer se si ajo është rrëmbyer, përdhunuar dhe më pas rrahur me një shkop plastik nga një ushtar i dhunshëm i Shtetit Islamik.

Ndërkohë gruaja e tij adoleshente britanike i shihte të gjithë skenat, por nuk bënte asgjë.

Ferida, emri i së cilës është ndryshuar për të mbrojtur identitetin e saj, ka rrëfyer abuzimet e tmerrshme në duart e ISIS në Deir ez-Zor në lindje të Sirisë.

Për katër muaj ajo ishte peng i një luftëtari xhihadist.

Me lot në sy, ajo tregon për Daily Mail se tmerri nisi kur ISIS pushtoi qytetin e saj në gusht të vitit të shkuar.

“Çdo luftëtar i ISIS mori nga një grua. Mua më dërguan tek Abu Muslim, një saudit. U martova me forcë me të. Ai kishte një tjetër grua britanike. Ajo nuk më tregonte emrin. Di që ISIS e kishte blerë këtë vajzë nga Europa për të bërë seks me të. Ajo ishte rreth të 20-ave, kishte lëkurë të zezë dhe flokë të çuditshme”.

Ajo e dalloi nga theksi që ishte britanike.

I shoqi i saj ishte saudit, kishte studiuar mjekësi në Amerikë për 4 vite.

Ajo thotë se ai ishte një anëtar i lartë i ISIS, madje njihej si gjykatës.

“Ishte shumë i dhunshëm. Kur nuk e bëja mirë punën, më godiste. Jeta ishte e tmerrshme. Qaja vazhdimisht”.

Ajo thotë se mendoi edhe vetëvrasjen gjatë kësaj kohe.

Në kampin ku jetonte përpara se të martohej me forcë, ajo thotë se militantët bënin seks me vajza deri në 9 vjeç.

Pas katër muajsh tmerri, “bashkëshorti” saudit vendosi ta shesë tek një sirian.

Ferida thotë se ai që e bleu ishte një njeri i mirë.

Ai qëndroi me të për një muaj përpara se të binin dakord që ai të takonte vëllanë e Feridas.

Vëllai pagoi 22 mijë dollarë dhe mori sërish motrën e tij.

Tmerri nuk ka mbaruar akoma pasi vëllai ka përfunduar peng i ISIS.

Ferida tani gjendet në një kamp refugjatësh.

SHKARKO APP