Xhixho: Pandemia dhe mungesa e mbështetjes qeveritare kanë reduktuar me 40% forcën punëtore në fasoneri
Nënkryetarja Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, deklaron se pandemia dhe mungesa e mbështetjes qeveritare kanë reduktuar me 40% forcën punëtore në masoneri.
“Pandemia dhe mungesa e mbështetjes qeveritare kanë reduktuar me 40% forcën punëtore në fasonerinë e drejtuar nga Znj. Mimoza Kokona.
40 punëtore gra humbën vendin e punës dhe 60 të tjera rrezikojnë të humbasin mundësinë për të mbajtur familjen dhe ushqyer fëmijët.
“Zgjidhjet që ofron shteti, si kredia sovrane, në fakt janë veç alternativa për t’u futur më tepër në borxhe dhe për të shtuar listën e kredive që ka biznesi” – tregon znj. Kokona, e cila ndodhet sot pa asnjë ndihmë, me rënie të xhiros dhe me frikë të tejskajshme që klientët e saj të huaj në çdo moment mund të ndërpresin kontratat me të.
LSI-ja ka plan të qartë për mbështetjen e biznesit fason dhe rimëkëmbjen e ekonomisë:
Politika lehtësuese dhe subvencionuese për biznesin;
Program ndihme për biznesin e drejtuar nga gratë;
Më 25 prill votoni programin që ju garanton punësim, pagë dinjitoze dhe mbështetje për biznesin”, shprehet Xhixho.
Pandemia dhe mungesa e mbështetjes qeveritare kanë reduktuar me 40% forcën punëtore në fasonerinë e drejtuar nga Znj….
Pubblicato da Erisa Xhixho su Mercoledì 17 marzo 2021