Xhoana Nano: Po ndahem me njeriun që kalova çerek shekulli, me njeriun që më lidhën, përveç dashurisë, shumë ëndrra, shpresa dhe zhgënjime të përbashkëta

Me lot në sy dhe zë të dridhur, Xhoana Nano, bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, mbajti një fjalë të ndjerë gjatë ceremonisë së lamtumirës për bashkëshortin e saj, duke e cilësuar ditën e sotme si më të errëtën dhe më të trishtuarën e jetës së saj.

“Të dashur miq dhe dashamirës, i nderuar kryeministër. Dita e sotme është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem me njeriun që kalova çerek shekulli, me njeriun që më lidhën, përveç dashurisë, shumë ëndrra, shpresa dhe zhgënjime të përbashkëta,” tha ajo me emocion.

Xhoana Nano: Të dashur miq dhe dashamirës, i nderuar kryeministër. Dita e sotme është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem me njeriun që kalova çerek shekulli, po ndahem me njeriun që më lidhën përveç dashurisë, shumë ëndrra, shpresa dhe zhgënjime të përbashkëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot është një nga ato ditët që nuk do ta doja ta jetoja kurrë. E tilla është kjo ditë edhe për fëmijët tanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtu e çerek shekulli më parë unë një vajzë e re, rashë në dashuri me Fatosin. Atëherë nuk e kuptoja pse, por tani e di. Kisha rënë në dashuri, jo vetëm me Fatosin si njeriu, por kisha rënë në dashuri edhe me vizionin për një Shqipëri ndryshe, të një Shqipërie që lipsej të largohej nga barbaria, hakmarrjeve dhe të fitonte një kurs tjetër, civil modern dhe evropian. Këto do ti gjeja tek Fatosi”- tha ajo.

Xhoana Nano theksoi gjithashtu se Fatos Nano ishte një njeri me zemër të madhe, që dinte të falte dhe të donte, i drejtë dhe i ndershëm në çdo hap, duke e konsideruar paqen sociale dhe konkurrencën politike si thelbin e demokracisë.

“Besonte me shpirt në vlerat evropiane, ishte neveritës ndaj banalitetit, servilizmit dhe paaftësisë. Ai eci mes baltës së politikës pa u bërë pis prej saj. Ai nuk bënte asgjë përgjysmë, as punën, as miqësinë, as dashurinë. Ai kishte një zemër të madhe, që dinte të falte e të mirëkuptonte, hakmarrja ishte një cilësi që jo vetëm nuk e kishte por as nuk donte ta njihte. Sot, mes dhimbjes së thellë, ndiej mirënjohje që pata fatin ta njihja dhe të ecja krah tij. Faleminderit, Fatos, që më deshe dhe më dhe mundësinë të të doja. Do të mbetesh përherë në kujtesën tonë si njeri i vërtetë”, përfundoi ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?