Ylber mbi liqenin e Pogradecit
Liqeni i Pogradecit fton çdo vit pranë tij mijëra turistë vendas e të huaj, për të kaluar jo vetëm pushimet verore, por edhe për ta vizituar në të gjitha stinët.
Kryeministri Edi Rama nga ndarë pamje nga liqeni i Pogradecit mbi ujërat e të cilit është shfaqur pasditen e sotme ylberi. Pogradeci prej vitesh është një destinacion shumë i kërkuar falë paketës së plotë turistike, që nga liqeni i magjishëm, tek aktivitetet malore, bashkë me monumentet e kulturës, traditën dhe kulinarinë.
Sezoni turistik i këtij viti në bashkinë Pogradec është ndër më të suksesshmit në krahasim me vitet e mëparshme. Kjo vihet re në në rritjen e numrit të pushuesve vendas dhe turistëve të huaj, që kanë zgjedhur freskinë që ofron Pogradeci për të kaluar disa ditë pushimi.
KOHA JONË SONDAZH

