Ylli Manjani: Sali Berisha kërkon të eliminojë fizikisht Kryeministrin e vendit

Reagimi i Ylli Manjanit në Facebook: 

Deklarimi i Sali Berishës “hodhëm molotov te vila 31 (e Enverit) se e dinim që aty është Edi Rama”, tregon dy gëra themelore:
1. Ai ka dijeni dhe kontroll të plotë mbi çdo episod dhune që zhvillohet përgjatë protesës së thirrur prej tij. Pas këtij deklarimi, Berisha nuk mund të thotë dot me se nuk e si se ç’bëjnë protestuesit (lojë e vjetër kjo për t’iu fshehur përgjegjësisë), sepse ata janë nën komandën e drejtimin e tij.
E pranon vetë 100% këtë gjë.
2. Kërkon të eliminojë fizikisht Kryeministrin e vendit dhe kundërshtarin e tij politik, me djegie për së gjalli.
Sigurisht, ky është standardi më i ulët i mundshëm i të bërit politikë. Kur të shkon në mend të vrasësh kundërshtarin, quhesh vrasës jo më politikan.
Aq më tepër kur kryen veprime konkrete për këtë gjë….
Nesje, se fjala (as ajo e doktorit) mort nuk bën, por sjellja e ka një emër. Dhe ky emër nuk ngjan si veprimtari politike me thënë të drejtën.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?