Ylli Rakipi: Basha, lideri më qesharak i PD-së, ka marrë një mandat më pak se në ’97-ën
Në emisionin maratonë kushtuar Zgjedhjeve 2017, të drejtuar nga Eni Vasili në “News24”, gazetari Ylli Rakipi ka thënë se pas kësaj humbjeje të thellë përballë Partisë Socialiste, kryetari i PD-së Lulzim Basha duhet të dorëhiqet menjëherë.
Sipas Rakipit, Basha është lideri më qesharak që Partia Demokratike ka pasur në historinë e saj, duke thënë se deri tani sipas votimeve ka marrë një mandat më pak se në vitin ’97.
“Basha është lideri më qesharak i PD-së, ka marrë një mandat më pak se në vitin 1997. Por është dhe faji i Berishës që e katandisi Partinë Demokratike në këtë gjëndje,” tha Rakipi.
Kur kanë mbetur dhe më pak se 600 kuti për t’u hapur në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me mbi 665 mijë vota, ndërkohë që PD ka 396 mijë vota. Deri më tani janë mbaruar së numëruarit kutitë në qarkun e Dibrës dhe Korçës.