Yoshinori Ohsumi fiton Nobelin për Mjekësi

Yoshinori Ohsumi, nga Japonia, ka fituar Çmimin Nobel për Mjekësi, 2016.

Atij i është njohur zbulimi në autofagji, përkatësisht mënyra se si trupi riciklon komponentët qelizorë.

Puna e Ohsumit është thënë se i ka hapur rrugë kuptimit të “shumë proceseve fiziologjike, të tilla si përshtatja ndaj urisë apo përgjigjja ndaj infeksionit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çmimi ka vlerën e 930,000 dollarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Java e çmimeve Nobel ka nisur sot dhe do të vazhdojë me çmimet në fizikë, kimi, letërsi, për paqe dhe ekonomi.

Çmimet për arritjet në shkencë, letërsi dhe paqe janë dhënë për herë të parë në vitin 1901, në përputhje me vullnetin e industrialistit suedez. Alfred Nobel. /REL/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?