YouTube me “fytyrë” të re
Për 12 vitet e fundit logoja e YouTube ka qënë një anakronizim i mbështjellë brenda njëri-tjetrit. “Ne kemi fjalën ‘kanal’ (tube) në një kanal. Kjo është e çuditshme. Asnjë nuk e di se çfarë është kjo”, thotë Christopher Bettig, kreu i departamentit të artit në YouTube.
Kanal, është zhargon për një televizion, që ushqehet nga kanale vakume. Por dihet se televizionet nuk janë më shërbimi më i madh i videove në botë.
Prandaj sot brendi po bën një ndryshimi rrënjësor estetik. Logoja është përditësuar, duke u zhvendosur theksi nga fjala “Tube” dhe butoni i njohur ‘play’ që gjithashtu është bërë ikonë. Shërbimi gjithashtu ka një tipografi të re, ngjyra të reja, dhe një mori të madh ndryshimesh në pamje dhe funksionalitete si për versionin desktop dhe atë të aplikacionit mobile.
Ndonëse ndryshimi i logos është më i rëndësishmi në historinë e YouTube, nuk është transformim i plotë. “Është një evolucion, jo një revolucion”, thotë Bettig.
Sipas Verge, gërma, logoja dhe ngjyra e re po shfaqen këtë të mërkurë në të gjitha versionet e YouTube. Objektivi tashmë është që të punohen në të gjithë familjen e shërbimeve të gjigantit të videove. “Ndërsa ndryshojmë nga produkti kryesor, se si ne rritemi por komunikojmë qartë, madje dhe përdorues të rastësishëm duke shfletuar playstore, hej, ky është një produkt YouTube”, thotë Bettig.