Z.Lu, mbylli të gjithë brenda dhe celësin hidhe në det

Nga Mentor Kikia/ Ambasadori amerikan e kaloi vijën e kuqe të diplomatit në një shtet të huaj. Ai bëri një akt të paprecedent, duke kërcënuar se do të mbyllë brenda dy politikanët kryesorë të vendit, kryeministrin dhe kreun e opozitës.

Nuk e di se ku mund të ketë ndodhur tjetër kund kjo. Nuk e di se ku tjetër një vend i huaj, sado mik, ti imponohet një vendi tjetër kështu.

Kjo ka revoltuar, vec atyre që rrezikojnë të “mbyllen brenda”( zakonisht ata që bëjnë gabime mbyllen në banjë, sipas një tradite jo shumë të vjetër shqiptare) edhe disa personazhe publike që janë shqetësuar për kompetencat e medha që ka marrë ambasadori amerikan.

Por mua, ashtu si dhe mbi 80% të shqitarëve(të paktën kaq ishin ata që një sondazh mediatik më shumë ia besonin emërimin e njerëzve të drejtësisë ekspertëve amerikanë se politikës shqitare), ky më duket zhvillimi më pozitiv i këtij cerek shekulli.

Ne provuam të bëjmë shtetin dhe nuk e bëmë. Sali Berisha pati mbështetjen amerikane, dhe pavarësinë e shtetit të tij me pash, dhe e shpërdoroi duke ndërtuar një neodiktaturë. Nano, bëri një organizatë mafioze, Berisha me pas(kryeminister) ngriti cetën me të madhe të hajdutëve, e Meta krijoi një parti-sekt që ngjan më shumë me një dhomë tregtie të korruptuarish.

Rama u votëbesua plot shpresë(s’kishin zgjidhje tjetër shqiptarët vec të shpresonin) dhe zhgënjimi i madh është tek dera. Shqiptarët kanë të drejtë të mos kenë besim tek politika e tyre.Të mashtruar nga qeverisjet e korruptuara njëra pas tjetrës, janë gati ti besojnë edhe qeverisjen të  huajve jo më dy ekspertë drejtësie.

Ndaj arroganca amerikane ndaj kësaj politike është sot një lajm i mire. Berisha, që për 5 vitet e para të pushtetit i gënjeu dhe mashtroi amerikanët duke i kërcënuar me destabilitet në Ballkan nëse nuk e mbështesnin, nuk ka pse shqetësohet shumë për Shqipërinë. Shqipëria është e të gjithëve dhe ne jemi dakord që eksperët amerikanë të kenë rol vendimarrës në emërimin e komisionit që do të zgjedhe gjykatës e prokurorë.Përkundrazi, ne nuk jemi dakord që këtë ta bëjë Berisha, Meta e Rama.

SHKARKO APP