Zagani: Tahiri e dorëzoi mandatin pasi nuk preket. Prova e besnikërisë së tij ndaj Ramës, ishin ….

Ish-oficeri Dritan Zagani, i cili sot ndodhet në Zvicër për azil, ka komentuar situatën e fundit politike në Shqipëri, ku ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe dorëheqjen.

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24, Zagani është shprehur se Tahiri dorëzoi mandatin vetëm pasi mor garancinë për paprekshëmrinë e tij.

Ndërsa shtroi se prova e besnikërisë së Tahirit ndaj Ramës, ishin 6 muajt e heshtjes.

“Jam i gatshëm të dëshmoj nëse e kërkon prokuroria. Ka pasur hetime për mua në prokurorinë e Fierit, për Ramën dhe Tahirin unë jam një kriminel. Unë nuk kam besim tek drejtësia shqiptare. Dorëzimi i mandatit të Tahirit pasi mori garanci për paprekshmëri. Prova e besnikërisë së tij ndaj Ramës ishin 6 muajt e heshtjes”, tha Zagani.

Zagani thotë se deri më tani nuk ka marrë asnjë kërkesë apo ftesë për të dëshmuar në Komisionin hetimor për çështjen “Tahiri”.

Ai thotë se është i gatshëm që të dëshmojë si në komision, ashtu edhe në Prokurori, nëse do t’i kërkohet.

Intervista

Besoj se jeni në dijeni të një komisioni hetimor që është ngritur për çështjen “Tahiri”. A keni marrë ndonjë kërkesë për të bashkëpunuar?
Nuk kam marrë asnjë lloj thirrje apo ftese. Unë kam të paktën tre vite që jam jashtë vendit, dhe të vetmin kontakt me institucionet e Shqipërisë, e kam patur vetëm nëpërmjet institucioneve të vendit ku ndodhem për çështje dokumentesh.

Nëse do kërkonte diçka komisioni hetimor, a do të dëshmonit?
Pa më të voglin dyshim. Jo i gatshëm, po super i gatshëm për çdo lloj bashkëpunim me ligjin dhe shtetin tim.

Tahiri është lënë nën hetim kryesisht për shkak të hetimeve italiane dhe jo ato shqiptare. Si e mendoni ju?
Unë e quaj zhdrejtësi, dhe jo drejtësi. Të jeni të sigurtë se po të kishte drejtësi nuk do të kishte pse të diskutohej fare sot hetimi i drjetë apo jo. Të gjithë ishin në dijeni, por asnjëri nuk guxonte të vinte pikat mbi i. Tentonte dikush, por ndërhynte propaganda. Dhe më pas mu desh ta bëja këtë betejën, që për mua u kthye në personale.

Ju thatë se do bashkëpunimi me komisionin hetimor nëse do ju kërkohej, por nëse ju kërkon prokuroria për të qenë dëshmitar?
Unë nuk jam pjesë e politikë, e urrej politikën dhe nuk dua të merrem me të. Por unë dua të përgjigjem për vendin tim.

Çfarë ka mbetur pa thënë zoti Zagani në lidhje me “Habilajt” a ka ndonjë gjë që ju ka mbetur për të ndarë me publikun.
Ata ishin trafikantë të dorës së dytë se punonin me trafikantë të dorës së pare. Ishin trafikantë, kriminelë por para policisë iknin me vrap. Kur u shfrytëzuan nga trafikantë të cilësisë së parë ata morën edhe shtetin në dorë. Komandonin e kthyen policinë në një bordello, më kënaq kolegu juaj Bushati kur e thotë këtë. Këta e komandonin Policinë e Shtetit.

A keni ju emra të tjerë zoti Zagoni?
Jo, por edhe këta nuk do ishin zbuluar nëse nuk do të kishin qënë partnerët tanë ndërkombëtarë

E ndjenit veten të kërcënuar?
Normale, po të mos ndjehesha i kërcënuar nuk kisha pse ikja. Unë ecja kokëlartë në Vlorë, Mora vendimin final pasi ndjehesha i rrezikuar.

A keni pasur ndonjë kërcënim të ri?
Duke qënë aktiv në rrjetet sociale ka shumë nga këta minjtë e internetit që më dërgojnë kërcënime edhe me jetë. Ata shkruajnë aty ku të dhemb më shumë në drejtim të familjes. Ata paguhen për të demoralizuar që të mbyllësh gojën. Ata që vrasin nuk flasin. Falenderoj zotin që jam në një vend ku ndjehem i mbrojtur.

A mund të na thonë ndonjë prej kërcënimeve që janë bërë në adresën tuaj?
Marr kërcënime me kodin e mafias: “Shpejt do të palosim”, “Do ta hamë kokën edhe ty”. Por këto nuk më trembin.

SHKARKO APP