Zbardhen detaje nga vrasja në Shkodër/Mjekun e qëlluan me tre plumba në kokë në sy të të birit

Zbardhen detaje nga krimi qe ndodhi ne oret e para te mengjesit te sotem ne Shkoder. Ngjarja mesohet se ka ndodhur ne lagjen “Qemal Stafa” te qytetit rreth ores 00:00.

Ilir Alija 40-vjec, me profesion mjek ka mbetur i vrare pas nje debati me komshiun e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 24:00 ne lagjen “Qemal Stafa” ne Shkoder, raporton “Panorama”.

Autori i ngjarjes eshte Dritan Ymeri, nje 26 vjecar te cilin policia ende nuk e ka arrestuar. Viktima dhe autori jetonin ne nje ndertese 3 kateshe ngjitur me njeri-tjetrin.

Ilir Alija ka qene duke bere disa punime ne katin e trete por.nuk ka gjetur dakordsine e autorit te vrasjes. Gjate dites palet kane debatuar.

Me pas rreth ores 24:00 Dritan Ymeri ka prishur nje pjese te punimeve qe po bente 40 vjecari.

Ne keto momente Ilir Alija eshte zgjuar nga gjumi dhe ka dale jashte per te biseduar. Biseda mes tyre ka perfunduar me ofendime dhe ne ate moment Dritan Ymeri ka qelluar me tre plumba ne koke Ilir Aline.

Vrasja e 40 vjecarit eshte bere ne pranine e djalit te tij 15 vjecar dhe nenes se tij.

SHKARKO APP