Zbardhen vendimet e KKT – Kullë 21 kate në kryeqytet, 6 hidrocentrale të reja
Një kullë 25 kate është parashikuar të ndërtohet në kryeqytet, nga të cilat 21 kate janë mbi tokë. Sipas agjendës të Këshillit Kombëtar të Territorit, në mbledhjen e fundit të datës 20 qershor, gjithashtu, janë parashikuar ndërtimi i një godine polifunksionale 9 kateshe në Tiranë, shtesë katesh për “Sky Tower”, si dhe ndërtimi 6 hidrocentraleve të reja.
Kulla 21 kate është parashikuar të ndërtohet në rrugën “Dervish Hima”, me subjekt zhvillues “Gener 2”. Godina Polifunksionale 9 kate “West Residence” do të ndërtohet në rrugën “Ibrahim Rugova”, me ndërtues shoqërinë “Invest Society” shpk.
Më poshtë lexoni 21 vendimet e parashikuara për miratim në mbledhjen e fundit të KKT.